Fabrizio Romano: Barcelona arrin marrëveshje për Karim Adeyemin, “Here we go!”

10.07.2026

Sipas gazetarit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, Barcelona ka arritur marrëveshje të plotë për transferimin e sulmuesit gjerman, Karim Adeyemi.

Romano ka konfirmuar lajmin me shprehjen e tij karakteristike “Here we go!”, duke bërë të ditur se marrëveshja mes klubeve është arritur për 22 milionë euro, plus 7 milionë euro të tjera në formë bonusesh, të lidhura me fitimin e titujve dhe numrin e paraqitjeve.

Sipas tij, Adeyemi kishte vetëm një dëshirë – transferimin te FC Barcelona. Futbollisti do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me klubin katalanas, duke u bërë një nga përforcimet më të reja të skuadrës për sezonin e ardhshëm.