Leverkusen heq dorë nga transferimi i Milot Rashicës

Klubi i njohur gjerman nuk e ka ndërmend ta tentojë transferimin e yllit kosovar këtë muaj.

Bayer Leverkuseni ishte njëri prej opsioneve të Milot Rashicës në afatin kalimtar të verës së kaluar.

Madje, në ditën e fundit të afatit kalimtar ylli kosovar ishte shumë afër transferimit tek Kuqezinjtë.

Mirëpo, gjithçka kishte dështuar në atë kohë dhe vushtrriasi kishte mbetur në Werder Bremen, klub ky që kërkonte shumë para për lojtarin.

E tash kur jemi në muajin e afatit kalimtar, Leverkuseni ka hequr dorë nga 24 vjeçari.

Për këtë siguron mediumi gjerman “Kicker”, sipas të cilit, Leverkuseni nuk do të tentojë ta transferojë futbollistin ofanziv gjatë janarit.

Me këtë rast, duket se Aston Villa mbetet ekipi i vetëm i interesuar për ta transferuar Rashicën këtë dimër.

Sidoqoftë, Rashica mund të transferohet në një klub tjetër vetëm në verën e ardhshme.

Ish-futbollisti i Vushtrrisë dhe Vitesses u rikthye këtë javë në stërvitje me ekipin pas lëndimit që e kishte pësuar në fillim të muajit dhjetor në kofshën e këmbës së majtë.

RAPORTO