Kush janë favoritët për fitimin e çmimit të madh?

15.10.2021

Janë 30 lojtarë të cilët garojnë për çmimin prestigjioz që jepet në fund të nëntorit. Shumë emra qarkullojnë si fitues potencialë, por kompanitë e basteve duket se e kanë të qartë se cili është favoriti numër një. Në krye të listës qëndron Lionel Mesi. Argjentinasi shihet si favoriti numër një, teksa suksesi i tij kuotohet […]

Kush janë favoritët për fitimin e çmimit të madh? Foto: Ilustrim

Janë 30 lojtarë të cilët garojnë për çmimin prestigjioz që jepet në fund të nëntorit.

Shumë emra qarkullojnë si fitues potencialë, por kompanitë e basteve duket se e kanë të qartë se cili është favoriti numër një. Në krye të listës qëndron Lionel Mesi.

Argjentinasi shihet si favoriti numër një, teksa suksesi i tij kuotohet me vetëm 1.3. Lewandowski është në vendin e dytë me një koeficient 6.0, teksa në vendin e tretë është Jorginho me një koeficient 7.5.