Kosova luan sot miqësoren e radhës, takohet me Maltën
Sonte Kombëtarja e Kosovës në futboll luan miqësoren e radhës kundër Maltës në Austri. Për “Dardanët” kjo është ndeshja e dytë miqësore, e në këtë duel vijnë pas fitores kundër San Marinos me rezultat të thellë 4-1, takim ky i zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Miqësorja mes Kosovës dhe Maltës zhvillohet me fillim […]
Sonte Kombëtarja e Kosovës në futboll luan miqësoren e radhës kundër Maltës në Austri.
Për “Dardanët” kjo është ndeshja e dytë miqësore, e në këtë duel vijnë pas fitores kundër San Marinos me rezultat të thellë 4-1, takim ky i zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Miqësorja mes Kosovës dhe Maltës zhvillohet me fillim prej orës 18:00 në stadiumin “Wörthersee Stadion”.
Kombëtarja e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar seancën e fundit përgatitore për miqësores me Maltën, pa portierin Samir Ujkani, dhe dy lojtarët Vedat Muriqin e Lorik Eminin të lënduar në miqësoren kundër San Marinos.
Miqësorja me maltezët është një test i mirë për disa lojtarë të rinj. Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes edhe në duel me Maltën kërkon fitore.