Kontratat e futbollistëve dhe merkato, FIFA del me komunikim zyrtar!

07.04.2020

Kontratat zakonisht mbarojnë kur mbaron edhe sezoni. Por, me ndërprerjen aktuale, në të gjitha kombet, është e qartë se sezoni nuk do të mbyllet sipas kohës së parashikuar. Për këtë arsye u propozua që kontratat e lojtarëve të shtyhen deri në fund të sezonit, kur të jetë ai. Kjo mund të jetë në linjë me […]

Kontratat e futbollistëve dhe merkato, FIFA del me komunikim zyrtar! Foto: Ilustrim

Kontratat zakonisht mbarojnë kur mbaron edhe sezoni. Por, me ndërprerjen aktuale, në të gjitha kombet, është e qartë se sezoni nuk do të mbyllet sipas kohës së parashikuar. Për këtë arsye u propozua që kontratat e lojtarëve të shtyhen deri në fund të sezonit, kur të jetë ai.

Kjo mund të jetë në linjë me kërkesat dhe me detyrimet mes palëve, duke ruajtur integritetin sportive dhe stabilitetin. Një princip i tillë do të përdoret edhe për kontratat e firmosura për sezonin tjetër.

Koronavirusi pati një impact të fortë në llogaritë e klubeve, që kur ndeshjet nuk u luajtën më. Futbolli, si sektorët e tjerë të ekonomisë, duhet të gjejë zgjidhje që të përshtatet me rrethanat, me një vizion ku duhet të ruajë punën e klubit dhe bilancet mes futbollistëve dhe pronësisë.

FIFA shtyn klubet dhe lojtarët të punojnë bashkë për një akord dhe zgjidhje në këtë periudhë. Nëse nuk arrihet akord mes palëve, atëherë çështja merret në dorë nga FIFA që do të ketë parasysh këto faktorë:

1) A ka pasur një tentativë për të gjetur akord mes klubit dhe lojtarëve

2) Situatë ekonomike e klubit

3) Përshtatja e kontrata në proporcion

4) Fitimi neto i futbollistëve pas çdo rinovimi kontraktual

5) Nëse futbollisti është trajtuar në mënyrë të barabartë ose jo

Në këtë rast FIFA do të vendoste. Sa i përket merkatos së verë, do të ketë kohëzgjatje mes fundit të sezonit aktual dhe fillimit të sezonit tjetër.