Kombëtarja e Kosovës publikon listën e futbollistëve për ndeshjet e marsit

17.03.2021

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për tri ndeshjet e këtij muaji. Miqësoren kundër Lituanisë, më 24 mars dhe dy duelet kualifikuese për Botërorin “Katari 2022” kundër Suedisë, më 28 mars dhe kundër Spanjës, më 31 mars. I ftuar për këtë grumbullim ka qenë edhe sulmuesi […]

Kombëtarja e Kosovës publikon listën e futbollistëve për ndeshjet e marsit Foto: Kombëtarja e Kosovës

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për tri ndeshjet e këtij muaji.

Miqësoren kundër Lituanisë, më 24 mars dhe dy duelet kualifikuese për Botërorin “Katari 2022” kundër Suedisë, më 28 mars dhe kundër Spanjës, më 31 mars.

I ftuar për këtë grumbullim ka qenë edhe sulmuesi i skuadrës Hammarby IF, Astrit Selmani, por për shkak se ka rezultuar pozitiv në COVID-19 nuk ka mundësi t’i bashkohet Kombëtares.

Dardanët stërvitjen e parë do ta zhvillojnë të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 19:00.

Portier: Samir Ujkani, Arjanet Muric, Visar Bekaj, Betim Halimi
Mbrojtës: Mërgim Vojvoda, Florent Hadergjonaj, Amir Rrahmani, Fidan Aliti, Ibrahim Dresevic, Betim Fazliji, Leart Paqarada, Lirim Kastrati.
Mesfushorë: Hekuran Kryeziu, Idriz Voca, Valon Berisha, Besar Halimi, Bersant Celina, Bernard Berisha, Milot Rashica, Elbasan Rashani, Edon Zhegrova, Lirim Kastrati, Florent Hasani, Arbër Zeneli.
Sulmues: Vedat Muriqi, Atdhe Nuhiu dhe Benjamin Kololli.