Koeman optimist se gjërat do të përmirësohen

03.10.2021

Janë këto fjalët e Ronald Koeman, trajnerit të Barcelonës pas humbjes që skuadra e tij pësoi në transfertë përballë Atletico Madridit. Holandezi ka theksuar se ndihet i vlerësuar që ka besimin e drejtuesve të klubit, ndërsa përsa i përket ndeshjes së zhvilluar në “Wanda Metropolitano” ka shtuar: “Nuk i shfrytëzuam rastet e krijuara. Dhe nuk […]

Koeman optimist se gjërat do të përmirësohen Foto: Ilustrim

Janë këto fjalët e Ronald Koeman, trajnerit të Barcelonës pas humbjes që skuadra e tij pësoi në transfertë përballë Atletico Madridit.

Holandezi ka theksuar se ndihet i vlerësuar që ka besimin e drejtuesve të klubit, ndërsa përsa i përket ndeshjes së zhvilluar në “Wanda Metropolitano” ka shtuar:

“Nuk i shfrytëzuam rastet e krijuara. Dhe nuk mund të lëmë kaq shumë hapësira kur humbasim topin, folëm edhe para ndeshjes”, transmeton RTK.

Tekniku ka mbyllur deklaratën e tij besimplotë se gjërat do të përmirësohen në të ardhmen: “Kur të rikthehen në skuadër të dëmtuarit, do të përmirësohemi në çdo aspekt”.