Klopp: Juventusi është favoritë për ta fituar Ligën e Kampionëve

15.02.2020

Jurgen Klopp ka thënë se Juventusi është favoritë për ta fituar Ligën e Kampionëve për këtë sezon. Trajneri gjerman deklaroi se Zonja e Vjetër ka një skuadër që nuk e ka parë asnjëherë gjatë jetës së tij. “Juventusi është favoriti im për në Ligën e Kampionëve para se të fillonte sezoni, mirëpo nuk e shikoj […]

Klopp: Juventusi është favoritë për ta fituar Ligën e Kampionëve Foto: Jurgen Klopp (GettyImages)

Jurgen Klopp ka thënë se Juventusi është favoritë për ta fituar Ligën e Kampionëve për këtë sezon.

Trajneri gjerman deklaroi se Zonja e Vjetër ka një skuadër që nuk e ka parë asnjëherë gjatë jetës së tij.

“Juventusi është favoriti im për në Ligën e Kampionëve para se të fillonte sezoni, mirëpo nuk e shikoj shumë futbollin italian shkaku që nuk mund ta kuptojë se përse ata nuk janë dhjetë pikë përpara në Serie A”, ka thënë trajneri i Liverpoolit.

“Ata janë një skuadër e madhe dhe këso skuadre nuk kam parë asnjëherë në jetën time, lojtarë me shumë kualitete, të çmendur”.

“Bayern Munichu është po ashtu një skuadër e madhe, PSG, Barcelona, Manchester City edhe këta janë favoritë. Nuk e di se sa larg mund të shkojmë ne, por duhet të koncentrohemi te përballja me Atletico Madridin”, ka shtuar më tej Klopp.

The Reds do të kenë mjaftë të vështirë sfidën ndaj Los Rijoblancos, derisa Liverpooli do të ketë punë me Lyonin.