“Kjo nuk është lamtumirë” – fjalët e Baftiut pas largimit nga FC Ballkani

01.06.2022

Pas katër viteve qëndrim në Suharekë, Baftiu është larguar nga kampioni në fuqi i Kosovës. Ka qenë faqja zyrtare e Ballkanit që ka zyrtarizuar largimin e Baftiut. Pas largimit nga skuadra kampione, Baftiu përmes një postimi në “Facebook” tha se është krenar që për katër sezone ishte pjesë e Ballkanit. 22-vjeçari tha se me shpalljen […]

“Kjo nuk është lamtumirë” – fjalët e Baftiut pas largimit nga FC Ballkani Foto: Ilustrim

Pas katër viteve qëndrim në Suharekë, Baftiu është larguar nga kampioni në fuqi i Kosovës.

Ka qenë faqja zyrtare e Ballkanit që ka zyrtarizuar largimin e Baftiut.

Pas largimit nga skuadra kampione, Baftiu përmes një postimi në “Facebook” tha se është krenar që për katër sezone ishte pjesë e Ballkanit.

22-vjeçari tha se me shpalljen kampion në Superligë, u realizua ëndrra e çdo qytetari të Suharekës.

Postimi i plotë nga Baftiu:

Së bashku shkruam histori!

Krenar që përgjatë këtyre 4 vitesh me plot emocione bëmë ëndërrën e çdo qytetari të Suharekës realitet.

E kjo nuk do ishte e mundur pa kontributin e të gjithë bashkëlojtarëve, pa përkrahjen e Xhebrailave, stafit dhe veçanërisht kryesisë së klubit me në krye presidentin Arsim Kabashi.

Kjo nuk është lamtumirë por një mirëupafshim!

Faleminderit për kujtimet FC Ballkani.