Katër ekipe interesohen për Lionel Messin

06.02.2020

Gjithçka ndodh rreth Lionel Messit, tërheq vëmendjen e skuadrave të mëdha në Europë. Krisja që pati kapiteni i Barcelonës me sekretarin teknik Erik Abidal është një mundësi e mirë që ekipet e tjera të përfitojnë dhe të ëndërrojnë të transferojnë “Pleshtin”.  Sipas ekspertit të merkatos Fabricio Romano, kanë qenë 4 ekipe që kanë telefonuar menjëherë babain […]

Katër ekipe interesohen për Lionel Messin Foto: Lionel Messi

Gjithçka ndodh rreth Lionel Messit, tërheq vëmendjen e skuadrave të mëdha në Europë.

Krisja që pati kapiteni i Barcelonës me sekretarin teknik Erik Abidal është një mundësi e mirë që ekipet e tjera të përfitojnë dhe të ëndërrojnë të transferojnë “Pleshtin”. 

Sipas ekspertit të merkatos Fabricio Romano, kanë qenë 4 ekipe që kanë telefonuar menjëherë babain e Mesit, i cili është njëkohësisht edhe menaxheri i tij për ta pyetur rreth situatës.

Bëhet fjalë për Manchester United, Manchester City, Interin dhe Bayern Munich, përcjell Gazeta Blic.

Për momentin nuk ka asnjë shenjë që Leo dëshiron të largohet nga katalanasit, por thuhet se po kalon momentin më të vështirë që nga koha kur ka veshur këtë fanellë.

Ai është i vetëm në luftën për ta rikthyer ekipin triumfues në Champions. Ish-lojtari i Barcelonës, Lobo Karrasko, thotë se e sheh Leon larg katalanasve.

“Kjo është hera e parë që e shoh me një këmbë jashtë skuadrës”, ka thënë ai gjatë një emisioni sportiv.