James Rodríguez: Pa Messin dhe Ronaldon, Neymar do të kishte fituar tre Topa të Artë
01.03.2026
Futbollisti kolumbian James Rodríguez ka vlerësuar lart talentin e Neymarit, duke theksuar se karriera e tij do të ishte shpërblyer më shumë nëse nuk do të përkonte me epokën e dy legjendave të futbollit botëror.
Sipas Rodríguez, në mungesë të Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, Neymar do të kishte fituar të paktën tre Topa të Artë.“Ne po flasim për një lojtar të jashtëzakonshëm, me aftësi unike dhe ndikim të madh në fushë.
Por ai pati fatin e keq të konkurrojë në të njëjtën kohë me dy ‘monstra’ të futbollit modern,” u shpreh James Rodríguez, duke nënvizuar se Neymar mbetet një nga talentet më të mëdha të gjeneratës së tij, pavarësisht se nuk arriti të fitojë çmimin individual më prestigjioz./Telesport/
