Isufi: Ballkani ka super-talentë, por ndaj Prishtinës u treguan egoistë

02.03.2020

Trajneri Bekim Isufi ka komentuar ndeshjen Prishtina-Ballkani, i ftuar në emisionin “Sports Show” në Klan Kosova. Tekniku gjilanas tha se disa lojtarë të Ballkanit u treguan egoistë. “Ballkani njihet për lojën e bukur dhe kolektive që ka. Në përbërjen e saj ka lojtarë shumë të talentuar por në përballje me Prishtinën ka pasur shumë indivualizëm”, […]

Isufi: Ballkani ka super-talentë, por ndaj Prishtinës u treguan egoistë Foto: Ilustrim

Trajneri Bekim Isufi ka komentuar ndeshjen Prishtina-Ballkani, i ftuar në emisionin “Sports Show” në Klan Kosova.

Tekniku gjilanas tha se disa lojtarë të Ballkanit u treguan egoistë.

“Ballkani njihet për lojën e bukur dhe kolektive që ka. Në përbërjen e saj ka lojtarë shumë të talentuar por në përballje me Prishtinën ka pasur shumë indivualizëm”, deklaroi Isufi.

“Egoja dhe dëshira për tu dëshmuar bëri që ata të dalin nga vetja dhe mos të jenë ata lojtarët që i kemi parë në ndeshjet e kaluar”.

“Ballkanin kjo ndeshje e ka kalitur pasi ishte e ndeshje vështirë dhe ky ishte një testë i mirë për të. Ballkani u pa që e ka dashur barazimin dhe është fitimtar, edhe pse them se fitimtar është edhe Prishtina pasi në përballjet direkte nuk duhet ta humbasësh dhe këtë e arritën”, shtoi ai.

Ai ka folur edhe për Ismet Munishin, duke e quajtur atë si “shou-men” dhe trajner të mirë.

“Ne duhet të mësohemi me këso deklarata. Munishi nuk i bën këto deklarata me qëllim të keq”.

“Ai është një trajner shumë i mirë dhe kur të jesh në vendin e parë të lejohen deklarata të tilla. Pra ai meriton të flas kështu”, u shpreh ai.

Isufi është aktualisht trajner i papunë.

Dy javë më parë ai dha dorëheqje nga Ferizaj.