Ish-portieri i FC Ballkanit arrin marrëveshje me Onixin

14.08.2021

Tashmë klubi i Onix ka arritur të përforcojë portën edhe me një portier me një performancë të shkëlqyer. Bëhet fjalë për ish-portierin e Ballkanit, Armend Rugji, i cili tashmë do të jetë si shtyllë kryesore e Onix-it. Rugji nga sezoni i ri do të veshë fanellat me ngjyrat e klubit nga Istogu, ku numri i […]

Ish-portieri i FC Ballkanit arrin marrëveshje me Onixin Foto: Ilustrim

Tashmë klubi i Onix ka arritur të përforcojë portën edhe me një portier me një performancë të shkëlqyer.

Bëhet fjalë për ish-portierin e Ballkanit, Armend Rugji, i cili tashmë do të jetë si shtyllë kryesore e Onix-it.

Rugji nga sezoni i ri do të veshë fanellat me ngjyrat e klubit nga Istogu, ku numri i tij në fanellë do të jetë numri 12.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga vetë skuadra e Istogut, Onix.

Postimi i plotë:

Armend Rugji i bashkohët KF Onix

Armendi është përforcimi ynë,i cili më parë ishte Portier të KF Ballkani dhe së fundi ishte pjesë e FC Lira .

Marrëveshja është arritur pas një takimi në mes të lojtarit dhe drejtorit sportiv të klubit z. Zekë Miranaj ku i pranishëm ishte edhe presidenti i klubit z. Mujedin Ferati i cili e konkretizoi marrëveshjen.

Armendi do ti bashkohet menjëherë ekipit dhe të vazhdojë punën nën urdhërat e trenerit.

Lajme të tilla pozitive në të mirë të ecjes përpara deri në arritjen e synimeve tona drejt Superligës do të na përcjellin gjatë kësaj periudhe.

Mirë se vjen Armend , Te priftë mbara