Interi “mbret” i Evropës

16.04.2021

CIES ka bërë një analizë të thellë të ndeshjeve në top5 ligat kryesore të Evropës dhe në fund ka arritur në përfundimin se Interi është skuadra që bën më shumë lojë efektive në të gjithë kontinentin. Në studim janë marrë ndeshjet e zhvilluara nga 1 korriku i vitit 2019, deri më 3 mars të vitit […]

Interi “mbret” i Evropës Foto: Ilustrim

CIES ka bërë një analizë të thellë të ndeshjeve në top5 ligat kryesore të Evropës dhe në fund ka arritur në përfundimin se Interi është skuadra që bën më shumë lojë efektive në të gjithë kontinentin.

Në studim janë marrë ndeshjet e zhvilluara nga 1 korriku i vitit 2019, deri më 3 mars të vitit 2021. Në vendin e parë është një skuadër italiane, Interi kryesues i kampionatit, që zhvillon 69.3% të kohës lojë efektive.

Në vendin e dytë është Manchester City i Pep Guardiola, me 68.5 % të kohës së lojës efektive, ndërkohë që në podium është edhe Borussia Dortmund (68.4%).

Bayern Munich është i katërti me 68.3 për qind, kurse në të pestin Barcelona më 67.7 për qind të kohës lojë efektive.