Ilir Daja vazhdon kontratën edhe për dy vite me FC Ballkanin

28.09.2022

Trajneri shqiptar, Ilir Daja ka vazhduar kontratën me klubin e Ballkanit edhe për dy vite. Kështu ka bërë të ditur klubi suharekas, FC Ballkani përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”. Timonieri që drejtoi skuadrën suharekase në sukseset historike i qëndron besnik Ballkanit deri në vitin 2024. “Ky është vetëm fillimi, bashkë drejt arritjeve edhe […]

Trajneri shqiptar, Ilir Daja ka vazhduar kontratën me klubin e Ballkanit edhe për dy vite.

Kështu ka bërë të ditur klubi suharekas, FC Ballkani përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”.

Timonieri që drejtoi skuadrën suharekase në sukseset historike i qëndron besnik Ballkanit deri në vitin 2024.

“Ky është vetëm fillimi, bashkë drejt arritjeve edhe më të mëdha”, thuhet në njoftimin e klubit suharekas.

Njoftimi i plotë:

Ilir Daja vazhdon kontratën edhe për 2 vite me kampionët!!

Timonieri që e drejtoi skuadrën tonë në sukseset historike i qëndron besnik FC Ballkanit deri në vitin 2024.

Ky është vetëm fillimi, bashkë drejt arritjeve edhe më të mëdha!!