Humbja e Ballkanit nga Prishtina, Daja thotë se skuadra reagoi me vonesë
Sot u zhvilluar ndeshja e 1/4 të finales së Kupës së Kosovës, ku Ballkani u përball me FC Prishtinën në stadiumin e qytetit në Suharekë. Ballkani u eliminua në vazhdime nga Kupa e Kosovës, ku pas këtij eliminimi tashmë synim ka vetëm Superligën, ku vazhdon të jetë lider. Lidhur me humbjen e Ballkanit nga Prishtina […]
Sot u zhvilluar ndeshja e 1/4 të finales së Kupës së Kosovës, ku Ballkani u përball me FC Prishtinën në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Ballkani u eliminua në vazhdime nga Kupa e Kosovës, ku pas këtij eliminimi tashmë synim ka vetëm Superligën, ku vazhdon të jetë lider.
Lidhur me humbjen e Ballkanit nga Prishtina ka folur edhe trajneri që drejton klubin suharekas, Ilir Daja, ku tha se kartoni i parë i kuq e penalizoi skuadrën.
Daja shtoi se nuk mund të thotë që Prishtina nuk e meritoi sepse e fitoi ndeshje, por se klubi që ai drejton filluan të reagonin kur pësuan golin e parë.
Po ashtu, trajneri Daja tha se kjo është Kupa, nuk të lë të gabosh e ne gabuam.
“Nuk mund të them që Prishtina nuk e meriton sepse e fitoi ndeshjen. Filluam të reagonim kur pësuam golin e parë. Bëmë gabime që nuk duhej t’i bënim. Morëm karton të kuq në mes të fushës, pa nevojë për ndërhyrje. Kemi reaguar me gjithçka që kishim në dispozicion. Kjo është Kupa, nuk të lë të gabosh e ne gabuam. Sigurisht që ishim në një moment të mirë, e barazuam rezultatin. Po luanim në gjysmëfushën e Prishtinës. As vet nuk e kuptova kartonin e kuq. Ai është djalë i ri, nuk e ka bërë me qëllim ndërhyrjen por na penalizoi me karton të kuq.
Futbolli i njeh këto gjëra dhe tash pas eliminimit, do të përqendrohemi te kampionati. Do të na bënte mirë të ishim në garë për të dyja kupat, por tani kjo e keqe që na ndodhi sot, e ka të mirën sepse do të fokusohemi vetëm te kampionati”, u shpreh trajneri Ilir Daja pas ndeshjes ku humbën me rezultat 1-2.