Henrik Sirko i Golden Eagle Yllit njëri ndër lojtarët më të mirë të xhiros së 14-të në elitën e basketbollit kosovar

20.12.2022

Në ndeshjen e 14-të të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll janë zhvilluar disa ndeshje mjaft interesante. Nga skuadrat fituese, indeksin më të lartë e kishte basketbollisti i Pejës, Arian Qallaku, 28. Qallaku ndaj Rahovecit për 31 minuta në parket kishte 18 pikë, gjashtë kërcime, tri asistime dhe pesë topa të vjedhur, duke u […]

Henrik Sirko i Golden Eagle Yllit njëri ndër lojtarët më të mirë të xhiros së 14-të në elitën e basketbollit kosovar Foto: Ilustrim

Në ndeshjen e 14-të të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll janë zhvilluar disa ndeshje mjaft interesante.

Nga skuadrat fituese, indeksin më të lartë e kishte basketbollisti i Pejës, Arian Qallaku, 28. Qallaku ndaj Rahovecit për 31 minuta në parket kishte 18 pikë, gjashtë kërcime, tri asistime dhe pesë topa të vjedhur, duke u shpallur edhe MVP i kësaj jave.

Ndeshje shumë të mirë zhvilloi edhe Henrik Sirko i Golden Eagle Yllit. Sirko ndaj Bashkimi e mbylli ndeshjen me 18 pikë, 12 kërcime dhe tri asistime.

Sigal Prishtina realizoi fitore të vlefshme ndaj Ponte Prizrenit, ku u dalluan dyshja e huaj, Dustin Thomas me 21 pikë, 11 kërcime dhe tri asistime dhe Derrick Wilson me 20 pikë, nëntë kërcime e tri asistime.

Trepça shënoi fitore ndaj Vëllaznimit, ku Erjon Kastrati u dallua me 18 pikë, pesë kërcime dhe gjashtë asistime.

Top 5

Arian Qallaku (Peja) 18 pikë, 6 kërcime, 3 asistime

Henrik Sirko (Golden Eagle Ylli) 18 pikë, 12 kërcime, 3 asistime

Dustin Thomas (Sigal Prishtina) 21 pikë, 11 kërcime, 3 asistime

Derrick Wilson (Sigal Prishtina) 20 pikë, 9 kërcime, 3 asistime

Erjon Kastrati (Trepça) 18 pikë, 5 kërcime, 6 asistime