Granit Xhaka në historinë e zezë të Premier Ligës

06.03.2021

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka hyrë në listën e rekordeve të zeza në Premier League. Me gabimin që bëri në ndeshjen ndaj Burnleyt, ai u bë futbollisti me më së shumti gabime që kanë kushtuar me gol, në pesë sezonet e fundit. Siç shkruan faqja e specializuar për statistika në futboll, që nga sezoni […]

Granit Xhaka në historinë e zezë të Premier Ligës Foto: Ilustrim

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka hyrë në listën e rekordeve të zeza në Premier League.

Me gabimin që bëri në ndeshjen ndaj Burnleyt, ai u bë futbollisti me më së shumti gabime që kanë kushtuar me gol, në pesë sezonet e fundit.

Siç shkruan faqja e specializuar për statistika në futboll, që nga sezoni 2016-17, Xhaka ka bërë më së shumti gabime që kanë kushtuar me gol, tetë herë, në krahasim me cilindo lojtar tjetër të ligës kryesore në Angli.