Golden Eagle Ylli të mërkurën zhvillon ndeshjen me Vëllaznimin

06.12.2022

Nga 7 deri më 11 dhjetor në Prishtinë do të organizohet Superkupa e Kosovës në basketboll. Në këtë event të basketbollit do të marrin pjesë tetë klubet e elitës, ku priten përballje interesante. Takimi i parë zhvillohet mes kampionit të Kosovës, Golden Eagle Yllit dhe Vëllaznimit, që këtë edicion është rikthyer në elitën e basketbollit. […]

Golden Eagle Ylli të mërkurën zhvillon ndeshjen me Vëllaznimin Foto: Ilustrim

Nga 7 deri më 11 dhjetor në Prishtinë do të organizohet Superkupa e Kosovës në basketboll.

Në këtë event të basketbollit do të marrin pjesë tetë klubet e elitës, ku priten përballje interesante.

Takimi i parë zhvillohet mes kampionit të Kosovës, Golden Eagle Yllit dhe Vëllaznimit, që këtë edicion është rikthyer në elitën e basketbollit.

Sfida e dytë e së mërkurës është mes organizatorit të kësaj ngjarje, Sigal Prishtinës dhe Ponte Prizrenit, që e fitoi edicionin e kaluar këtë trofe të rëndësishëm për basketbollin e Kosovës.

Takime interesante priten edhe të enjten. Trepça dhe Rahoveci është përballja e parë e ditës së enjte, ku sigurisht pritet një ndeshje interesante, kurse takimi i dytë është ndërmjet dy skuadrave me traditë në basketbollin e Kosovës, Peja dhe Bashkimi, që u takuan edhe të dielën (me verdhezinjtë që fituan 71:66).

Gjysmëfinalet do të zhvillohen të premten, ndërsa finalja e madhe të dielën.

SUPERKUPA E KOSOVËS

Çiftet e Superkupës janë:

E mërkurë (Grupi A-D)

16:00 Çerekfinale 1: Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi

20:00 Çerekfinale 2: Sigal Prishtina – Ponte Prizreni

E enjte (Grupi B-C)

17:00 Çerekfinale 3: Trepça – Rahoveci

20:30 Çerekfinale 4: Peja – Bashkimi

E premte

17:00 (Gjysmëfinale 1 GRUPI A – GRUPI D)

20:30 (Gjysmëfinale 1 GRUPI B – GRUPI C)

E diel

17:00 FINALJA

KB Golden Eagle Ylli përmes një statusi në faqen zyrtare në facebook ka bër të ditur çmimet e biletave për të gjithë të interesuarit.

Njoftimi i plotë:

MË PAK SE 30 ORË DERI NË FILLIMIN E SPEKTAKLIT TË SUPERKUPËS

Të gjithë të interesuarit për biletat e çerekfinaleve të dy ditëve të para të garës dalin në shitje tek NewBorn nga ora 14:00.

ÇMIMET E BILETAVE:

Tribunë – 3€

VIP: Zona D-E (prapa koshit) – 5€

VIP: Zona A-C (qëndrore) – 7€

Dita e parë / E mërkurë

Ç1: Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi 16:00

Ç2: Sigal Prishtina – Ponte Prizreni 20:00

Dita e dytë / E enjte

Ç3: Trepça – Rahoveci 17:00

Ç4: Peja – Bashkimi 20:30