Gjyqtarët austriakë ndajnë drejtësinë në ndeshjen Ballkani – Sivasspor
Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani gjatë kësaj jave do të zhvillojë ndeshjen e radhës në fazën e grupeve në kuadër të Ligës së Konferencës. Klub i Ballkanit do të përballet me klubin turk, Sivassporin gjatë së enjtes së 13 tetorit. Kjo sfidë do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në […]
Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani gjatë kësaj jave do të zhvillojë ndeshjen e radhës në fazën e grupeve në kuadër të Ligës së Konferencës.
Klub i Ballkanit do të përballet me klubin turk, Sivassporin gjatë së enjtes së 13 tetorit.
Kjo sfidë do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtina, ndeshje kjo e vlefshme për grupin G të kësaj lige.
Tashmë shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka deleguar gjyqtarët për këtë ndeshje, ku gjyqtari austriak, Manuel Schuettengruber do të ndajë drejtësi në këtë përballje.
Ndërkaq, Roland Brandner dhe Robert Steinacher do të jenë ndihmësit e tij, teksa Stefan Ebner do të jetë gjyqtar i katërt.