Gjilani fiton derbin ndaj Ballkanit dhe shpallet kampion vjeshtor në Superligë

12.12.2021

Gjilani do të dimërojë në pozitën e parë në renditje, duke iu falënderuar fitores si mysafir ndaj liderit të para kësaj jave, Ballkanit, me rezultat 1:0. Deri te arkëtimi i tre pikëve tejet të rëndësishme gjilanasit erdhën në saje të supergolit të Gerhard Prognit, në minutën e 75-të, me gjuajtje të forte nga rreth 20 […]

Gjilani fiton derbin ndaj Ballkanit dhe shpallet kampion vjeshtor në Superligë Foto: Ilustrim

Gjilani do të dimërojë në pozitën e parë në renditje, duke iu falënderuar fitores si mysafir ndaj liderit të para kësaj jave, Ballkanit, me rezultat 1:0.

Deri te arkëtimi i tre pikëve tejet të rëndësishme gjilanasit erdhën në saje të supergolit të Gerhard Prognit, në minutën e 75-të, me gjuajtje të forte nga rreth 20 metra.

Ky ishte goli i 12-të i Prognit në këtë edicion, teksa Gjilani e mbyll stinorin vjeshtor me 35 pikë, me një pikë më shumë se rivali lokal, Drita, përkatësisht 2 më shumë se Ballkani, që tashmë renditet i treti.

Ndërkohë, ndeshja tjetër e zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj” ndërmjet Malishevës dhe Dukagjinit u mbyll pa fitues, me rezultat 2:2.

Mysafirët shkuan në pushim me epërsinë e një goli, pas shënimit të Ergyn Ahmetit, në minutën e 44-t.

Megjithatë, në pjesën e dytë Malisheva arriti ta përmbysë përkohësisht rezultatin me golat e Agron Bruqit (58’) dhe Dren Kryeziut (62’), teksa baraspeshën në rezultat e riktheu Bujar Shabani, me golin e realizuar në minutën e 65-të. Stinori pranveror në BKT Superligë do të nisë më 12 shkurt.