Gashi i Ballkanit tregohet i ashpër: Nuk lejoj që Ilir Daja të luajë me djersën time

11.07.2022

Por me kalimin e kohës, raportet në mes të mesfushorit të Ballkanit, dhe të trajnerit Daja nuk ishin nga më të mirat. Mesfushori kyç i Ballkanit në vitet e fundit, Kushtrim Gashi më në fund flet për raportin e tij me trajnerin Ilir Daja. Ai në emisionin ‘Kampionët’ në Kanal 10 ka deklaruar se nuk […]

Gashi i Ballkanit tregohet i ashpër: Nuk lejoj që Ilir Daja të luajë me djersën time Foto: Ilustrim

Por me kalimin e kohës, raportet në mes të mesfushorit të Ballkanit, dhe të trajnerit Daja nuk ishin nga më të mirat.

Mesfushori kyç i Ballkanit në vitet e fundit, Kushtrim Gashi më në fund flet për raportin e tij me trajnerin Ilir Daja.

Ai në emisionin ‘Kampionët’ në Kanal 10 ka deklaruar se nuk lejon që trajneri i suharekasve, të luajë me djersën e tij sepse kishte punuar për tre vite për të luajtur në kësi lloj ndeshje.

“Nuk lejoj që Ilir Daja të luajë me djersën time. Tri vjet jam angazhuar në Ballkan për atë ndeshje, një ditë para lojës, ai më thotë që nuk kam vend. Tash trajneri me ata menaxherat e vet, le të përfitojë nga shitja e lojtarëve,” tha ai.

Gashi ndër të tjera ka thënë se vendimi i Dajës kishte qenë tendicioz dhe do ta kishte kuptuar nëse do të kishte qenë diçka taktike.

”Këtë nuk ia lejoi askujt, për një lloj arsyetimi që i bëhet një fëmijë. Ka qenë vendim tendicioz, në rast që ka qenë dicka taktike, unë e kisha kuptuar dhe do të kisha pranuar të jem rezervë,” theksoi ai.

Ndryshe, në ndeshjen historike të Ballkanit, Gashi nuk u grumbullua me skuadrën, madje pas përfundimit të ndeshjes trajneri Daja nuk u largua pa sqaruar situatën me mesfushorin.