[FOTO] FC Ballkani fillon stërvitjet për stinorin pranveror në Superligën e Kosovës

07.01.2021

Klubi futbollistik nga Suhareka, FC Ballkani ka mbajtur stërvitje në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror në qytetin e Durrësit. Ballkani dje ka udhëtuar për në Durrës të Shqipërisë për fazën përgatitore, ku aty do të qëndrojnë disa ditë. Tashmë në stinorin pranveror lojtarët e Ballkanit do të drejtohen nga trajneri i ri, Bledi Shkëmbi […]

[FOTO] FC Ballkani fillon stërvitjet për stinorin pranveror në Superligën e Kosovës Foto: Ilustrim

Klubi futbollistik nga Suhareka, FC Ballkani ka mbajtur stërvitje në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror në qytetin e Durrësit.

Ballkani dje ka udhëtuar për në Durrës të Shqipërisë për fazën përgatitore, ku aty do të qëndrojnë disa ditë.

Tashmë në stinorin pranveror lojtarët e Ballkanit do të drejtohen nga trajneri i ri, Bledi Shkëmbi i cili ditë më parë u prezantua nga presidenti i klubit suharekas, Arsim Kabashi.

Më poshtë gjeni disa fotografi gjatë seancës stërvitore të klubit suharekas.