Fitorja e 16-të radhazi: Manchester City “gjunjëzon” Tottenhamin

13.02.2021

Manchester City nuk ndalet as ndaj Tottenham. Skuadra e Pep Guardiolës fitoi 3-0 në shtëpi ndaj “Gjelave” nga Londra, duke siguruar fitoren e 16-të radhazi në të gjithë kompeticionet. “Cityzens” po kalojnë një moment të mrekullueshëm dhe kryesojnë Premier League me 7 pikë më shumë se Leicester City i vendit të dytë (Man City ka […]

Fitorja e 16-të radhazi: Manchester City “gjunjëzon” Tottenhamin Foto: Ilustrim

Manchester City nuk ndalet as ndaj Tottenham. Skuadra e Pep Guardiolës fitoi 3-0 në shtëpi ndaj “Gjelave” nga Londra, duke siguruar fitoren e 16-të radhazi në të gjithë kompeticionet.

“Cityzens” po kalojnë një moment të mrekullueshëm dhe kryesojnë Premier League me 7 pikë më shumë se Leicester City i vendit të dytë (Man City ka luajtur një ndeshje më pak).

Të pafuqishëm djemtë e Jose Mourinhos, të cilët regjistruan humbjen e katërt në pesë ndeshjet e fundit në kampionat. Sfida u zhbllokua në mesin e pjesës së parë.

Penallti për vendasit dhe spanjolli Rodri nuk gaboi përballë Hugo Lloris. Skenën në pjesë e dytë e mori Ilkay Gundogan. Mesfushori gjerman po zhvillon një sezon fantastik dhe shënoi dy gola brenda 16 minutave.

Në minutën e 50-të gjeti rrjetën pas një asisti të marrë nga Rahem Sterling, teksa më pas dhuroi “show” me golin e dytë personal pas një topi të marrë nga portieri Ederson.