Fillon shitja e biletave për ndeshjen FC Ballkani – CFR Cluj

01.09.2022

Më 8 shtator zhvillohet ndeshja mes FC Ballkanit dhe CFR Cluj në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës. Ndeshja Ballkani – CFR Cluj zhvillohet më 8 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim prej orës 18:45. Ndërkaq, përmes një njoftimi, klubi suharekas ka bërë të ditur se ka filluar shitja […]

Fillon shitja e biletave për ndeshjen FC Ballkani – CFR Cluj Foto: Ilustrim

Më 8 shtator zhvillohet ndeshja mes FC Ballkanit dhe CFR Cluj në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Ndeshja Ballkani – CFR Cluj zhvillohet më 8 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim prej orës 18:45.

Ndërkaq, përmes një njoftimi, klubi suharekas ka bërë të ditur se ka filluar shitja e biletave për këtë ndeshje.

Bilteta mund të blihen përmes platformës online në këtë link: https://kosovo.tm.vivaticket.com/biglietteria/listaEventiPub.do

Çmimet e biletave janë:
Veri dhe Jug 5 euro,
Lindje 10 euro,
Perëndim 15 euro, dhe
VIP 50 euro.

Një person mund ti blejë deri në 6 bileta.

Tifozët e klubit tanë “Xhebrailat” janë të vendosur në tribunën Veri.

Njoftimi i plotë i FC Ballkanit:

Të dashur tifoz

Fillon shitja online e biletave për ndeshjen FC Ballkani – CFR Cluj

FC Ballkani njofton opinionin se biletat për ndeshjen ndërmjet FC Ballkani dhe CFR Cluj e cila është ndeshja e parë në kuadër të fazës së grupeve të UEFA Conference League, që do të zhvillohet më datë 08.09.2022 në orën 18:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, mund të blihen përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:

https://kosovo.tm.vivaticket.com/biglietteria/listaEventiPub.do

Biletat për këtë ndeshje do të shiten vetëm online sipas rregullave të Ueffa-s

Sqarim- nje person mund ti blej deri në 6 bileta.

Tifozët e klubit tanë “Xhebrailat” janë të vendosur në tribunën Veri.

Çmimet e biletave janë:
Veri dhe Jug 5 euro,
Lindje 10 euro,
Perëndim 15 euro, dhe
VIP 50 euro.

VINI RE!
Procedura se si blihet bileta online:
Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.
Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar.
Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online.
Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni deri të gjenerohet Bileta si dhe Fatura juaj.
Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu).
Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë.
Biletat janë të personalizuara (Në stadium mund të hyjë vetëm një person me një biletë pa marrë parasysh moshën).
Shënim: Personave që rastësisht pas blerjes së biletës nuk e marrin atë nëpërmjet emailit, atëherë atë mund ta gjejnë përmes kodit në linkun e mëposhtëm:

https://eu.ebileta.al/biglietteria/trans/restore.do

Na priftë e mbara Kosova jonë