Feronikeli mposhtet në miqësore, ish-sulmuesi i Ballkanit i shënon gol
Feronikeli ditë më parë ka udhëtuar për në Shqipëri për fazën përgatitore për sezonin pranveror të futbollit kosovar. Feronikeli në Shqipëri përpos që po zhvillon stërvitjet, klubi i drejtuar nga Klodian Duro ka zhvilluar edhe një ndeshje miqësore. Feronikeli ka zhvilluar ndeshje miqësore ndaj klubi Egnatia, ku Nikli ka humbur me rezultat 1-0. Golin e […]
Feronikeli ditë më parë ka udhëtuar për në Shqipëri për fazën përgatitore për sezonin pranveror të futbollit kosovar.
Feronikeli në Shqipëri përpos që po zhvillon stërvitjet, klubi i drejtuar nga Klodian Duro ka zhvilluar edhe një ndeshje miqësore.
Feronikeli ka zhvilluar ndeshje miqësore ndaj klubi Egnatia, ku Nikli ka humbur me rezultat 1-0.
Golin e vetëm të duelit e realizoi ish-sulmuesi i Ballkanit, Artur Magani.
Kujtojmë se Feronikeli nën drejtimin e Duros do të qëndrojë deri në fund të muajit në Shqipëri.