FC Ballkanin e vlerësojnë dy personalitete të larta në Turqi, klubi i falënderon për vlerësimin

03.08.2021

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani është duke vazhduar përgatitjet për edicionin e ri. Skuadra kosovare ka disa ditë që po qëndron në Turqi, ku tanimë ka zhvilluar edhe dy ndeshje miqësore. E gjatë qëndrimit në Kayseri, klubi ka krijuar miqësi të ngushtë me skuadrën e këtij qyteti, Kayserispor. Dje gjatë seancës stërvitore, klubin suharekas e […]

FC Ballkanin e vlerësojnë dy personalitete të larta në Turqi, klubi i falënderon për vlerësimin Foto: Ilustrim

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani është duke vazhduar përgatitjet për edicionin e ri.

Skuadra kosovare ka disa ditë që po qëndron në Turqi, ku tanimë ka zhvilluar edhe dy ndeshje miqësore.

E gjatë qëndrimit në Kayseri, klubi ka krijuar miqësi të ngushtë me skuadrën e këtij qyteti, Kayserispor.

Dje gjatë seancës stërvitore, klubin suharekas e kanë vizituar dy personalitete të larta të këtij qyteti, presidentja e klubit Kayserispor, Berna Gözbaşı dhe kryetari i Komunës, Memduh Büyükkılıç.

Njoftimi i plotë nga klubi:

Të dashur tifozë 

Klubi i Ballkanit kishte sot një vizitë shumë të veçantë në Turqi. Presidentja e klubit të Kayserispor, Berna Gözbaşı dhe kryetari i Komunës së Kayserit Memduh Büyükkılıç kanë vizituar klubin tonë në stadiumin ku po kryejmë stërvitjet.

Vizita e dy figurave të njohura turke, është një vlerësim për klubin tonë dhe gjejmë rastin t’i falënderojmë për pritjen e ngrohtë që i kanë rezervuar klubit tonë.

Faleminderit Berna & Memduh! Teşekkürler Berna & Memduh.

Na priftë e mbara Suharekë