FC Ballkani zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Trepçës ’89

20.03.2021

Edhe në këtë fundjavë zhvillohet xhiro e 26-të në Superligën e Kosovës në futboll. Nesër në kuadër të javës së 26-të zhvillohet ndeshja Trepça ’89 – Ballkani në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë me fillim prej orës 13:30. Ndeshja do të gjykohet nga Genc Nuza, i cili do të asistohet nga Fatlum Berisha, Bujar Selimaj […]

FC Ballkani zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Trepçës ’89 Foto: Ilustrim

Edhe në këtë fundjavë zhvillohet xhiro e 26-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Nesër në kuadër të javës së 26-të zhvillohet ndeshja Trepça ’89 – Ballkani në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë me fillim prej orës 13:30.

Ndeshja do të gjykohet nga Genc Nuza, i cili do të asistohet nga Fatlum Berisha, Bujar Selimaj dhe gjyqtar i katërt do të jetë Vigan Ibërdemaj.

Për këtë përballje, sot suharekasit në drejtim të Bledi Shkëmbit kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore, ku lojtarët shihen të gatshëm për luajtur në këtë ndeshje.

Kujtojmë se Ballkani ka 23 ndeshje të zhvilluara, prej tyre 15 të fituara, 3 barazime dhe 3 humbje, kështu duke u pozicionuar në vendin e dytë me 48 pikë.

Kujtojmë se Ballkani ka 25 ndeshje të zhvilluara, prej tyre 16 të fituara, 4 barazime dhe 5 humbje, kështu duke u pozicionuar në vendin e dytë me 52 pikë.