FC Ballkani zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes me SC Gjilanin

23.02.2021

Edhe në këtë mesjavë zhvillohet xhiro e 21-të në Superligën e Kosovës në futboll. Nesër në kuadër të javës së 21-të zhvillohet ndeshja SC Gjilani – FC Ballkani në stadiumin e qytetit në Gjilan me fillim prej orës 13:00. Ndeshja do të gjykohet nga Dardan Çaka, i cili do të asistohet nga Besnik Morina, Imran […]

FC Ballkani zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes me SC Gjilanin Foto: Ilustrim

Edhe në këtë mesjavë zhvillohet xhiro e 21-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Nesër në kuadër të javës së 21-të zhvillohet ndeshja SC Gjilani – FC Ballkani në stadiumin e qytetit në Gjilan me fillim prej orës 13:00.

Ndeshja do të gjykohet nga Dardan Çaka, i cili do të asistohet nga Besnik Morina, Imran Kabashi e Visar Kastrati.

Ndërsa vëzhgues i këtyre gjyqtarëve do të jetë Arton Tahiri.

Për këtë përballje, sot suharekasit kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore, ku lojtarët shihen të gatshëm për luajtur në këtë ndeshje.