FC Ballkani zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes me FC Dritën

14.09.2021

Gjatë kësaj mesajve pritet të zhvillohen ndeshjet e javës së katërt në Superligën e Kosovës në futboll. Kjo javë pritet të sjellë ndeshje tejet interesante, duke marrë parasysh përforcimet e klubeve me transferime si dhe seancat përgatitore intensive. Nesër në kuadër të javës së katërt do të zhvillohet ndeshja Drita – Ballkani në stadiumin e […]

FC Ballkani zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes me FC Dritën Foto: Ilustrim

Gjatë kësaj mesajve pritet të zhvillohen ndeshjet e javës së katërt në Superligën e Kosovës në futboll.

Kjo javë pritet të sjellë ndeshje tejet interesante, duke marrë parasysh përforcimet e klubeve me transferime si dhe seancat përgatitore intensive.

Nesër në kuadër të javës së katërt do të zhvillohet ndeshja Drita – Ballkani në stadiumin e qytetit në Gjilan me fillim prej orës 16:00.

Ndeshja do të gjykohet nga Alban Shala, i cili do të asistohet nga Fatlum Berisha e Bujar Selimaj si dhe gjyqtar i katërt do të jetë Ilir Mehmeti.

Ndërsa në sistemin VAR do të jetë: Lirim Jashari, AVAR: Granit Hyseni dhe operator do të jetë Arianit Rrrmoku. Kurse, vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Idriz Kelmenti dhe delegat Flamur Bytyqi.

Për këtë përballje, sot suharekasit në drejtim të Bekim Isufit kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore, ku lojtarët shihen të gatshëm për luajtur në këtë ndeshje.