FC Ballkani udhëton në Shqipëri për fazën përgatitore, zbulon edhe transferin e ri

06.01.2021

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani ka udhëtuar sot për në Shqipëri në qytetin e Durrësit, ku ka vendosur që të vazhdojë stërvitjet e përgatitjet për stinorin pranveror në Superligën e Kosovës. Tashmë në stinorin pranveror lojtarët e Ballkanit do të drejtohen nga trajneri i ri, Bledi Shkëmbi i cili ditë më parë u prezantua nga […]

FC Ballkani udhëton në Shqipëri për fazën përgatitore, zbulon edhe transferin e ri Foto: Ilustrim

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani ka udhëtuar sot për në Shqipëri në qytetin e Durrësit, ku ka vendosur që të vazhdojë stërvitjet e përgatitjet për stinorin pranveror në Superligën e Kosovës.

Tashmë në stinorin pranveror lojtarët e Ballkanit do të drejtohen nga trajneri i ri, Bledi Shkëmbi i cili ditë më parë u prezantua nga presidenti i klubit suharekas, Arsim Kabashi.

Po ashtu, Ballkani ka shpërndarë disa fotografi gjatë fazës së përgatitjeve në faqen zyrtare në Facebook.

Në fotografi shihet edhe transferi i ri i klubit suharekas, Bekim Redjepi nga Shkëndija e Tetovës.

Portieri Redjepi i cili është i gjatë 1,82 u ftua në skuadër me kërkesë nga trajneri Shkëmbi.