FC Ballkani të shtunën fillon sezonin pranveror në Superligë në përballje ndaj FC Besa

11.02.2021

Këtë javë edhe zyrtarisht fillon Superliga e Kosovës edicioni pranveror, ku klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani ka bërë përgatitjet në maksimum për këtë sezon. Gjatë muajit janar në fazën përgatitore, FC Ballkani ka kryer këto përgatitje në Shqipëri (Durrës) dhe Turqi (Antalia). Të shtunën klubi suharekas në krye me trajnerin Bledi Shkëmbi do të fillojë […]

FC Ballkani të shtunën fillon sezonin pranveror në Superligë në përballje ndaj FC Besa Foto: Ilustrim

Këtë javë edhe zyrtarisht fillon Superliga e Kosovës edicioni pranveror, ku klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani ka bërë përgatitjet në maksimum për këtë sezon.

Gjatë muajit janar në fazën përgatitore, FC Ballkani ka kryer këto përgatitje në Shqipëri (Durrës) dhe Turqi (Antalia).

Të shtunën klubi suharekas në krye me trajnerin Bledi Shkëmbi do të fillojë këtë sezon në përballje ndaj FC Besës.

Suharekasit kanë bilancë më të favorshëm, ku nga dy përballjet Ballkani i ka dy fitore.

“Shpresojmë në start të suksesshëm duke arkëtuar tri pikë të rëndësishme për vijimin e kampionatit”, ka shkruar klubi suharekas në Facebook.

Ndeshja zhvillohet të shtunën me fillim prej orës 13:00 në stadiumin me bar sintetik – Brestovik