FC Ballkani sonte kërkon fitore përballë Slavia Praha

15.09.2022

Ballkani do ta vazhdojë rrugëtimin në garat evropiane, përkatësisht në Ligën e Konferencës, aty ku sot do të përballet me Slavia Praha në udhëtim. Kampioni i Kosovës do të provojë të bëjë befasi në Pragë dhe të marrë tre pikë tejet të rëndësishme pas barazimit 1:1 me Kluzhin në “Fadil Vokrri”. Para ndeshjes, trajneri Ilir […]

FC Ballkani sonte kërkon fitore përballë Slavia Praha Foto: Ilustrim

Ballkani do ta vazhdojë rrugëtimin në garat evropiane, përkatësisht në Ligën e Konferencës, aty ku sot do të përballet me Slavia Praha në udhëtim.

Kampioni i Kosovës do të provojë të bëjë befasi në Pragë dhe të marrë tre pikë tejet të rëndësishme pas barazimit 1:1 me Kluzhin në “Fadil Vokrri”.

Para ndeshjes, trajneri Ilir Daja e ka vlerësuar jashtëzakonisht shumë kundërshtarin duke potencuar se përvoja e tyre në garat evropiane i bënë ata që të jenë skuadër favoritë në grup.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fortuna Arena” me fillim nga ora 18:45.