FC Ballkani prezanton edhe dy ndihmësit e trajnerit Shkëmbi
Bledi Shkëmbi është prezantuar ditën e sotme në Kosovë, teksa ka marrë drejtimin e ekipit të Ballkanit. Për Shkëmbin është një rikthim në Superligë duke qenë se më parë ka trajnuar skuadrën e Lirisë. Në fjalën e tij gjatë prezantimit, Shkëmbi u shpreh se është i lumtur që ndodhet në një klub i cili dëshiron […]
Bledi Shkëmbi është prezantuar ditën e sotme në Kosovë, teksa ka marrë drejtimin e ekipit të Ballkanit.
Për Shkëmbin është një rikthim në Superligë duke qenë se më parë ka trajnuar skuadrën e Lirisë.
Në fjalën e tij gjatë prezantimit, Shkëmbi u shpreh se është i lumtur që ndodhet në një klub i cili dëshiron të ndjekë hapat e Skënderbeut, aty ku ai ka qenë si futbollist.
“Falenderoj drejtuesit për besimin. Është një kënaqësi dhe një ditë e kam ditur se do kthehesha në Kosovë pas trajnimit të Lirisë. Këtu objektivat janë të mëdha dhe është një klub me objektiva tëqarta. Vij me dëshirën dhe bindjen se këtu do kem sukses.
Megjithatë trajneri Shkëmbi nuk ka ardhur i vetëm në klub, Ballkani ka prezantuar edhe dy ndihmësit e trajnerit shqiptar.
Francesco Vitobello do të jetë ndihmës-trajner i parë i Ballkanit duke zëvendësuar në këtë pozitë Agim Maliqin, teksa detyrën e trajnerit kondicional do e mbulojë, Alban Shala.