Ballkani premton se rrugëtimin në Conference League do përpiqen ta bëjnë më të dinjitetshëm me rezultate të mira

13.07.2022

Nga Ballkani kanë theksuar se rrugëtimi i tyre në Ligën e Kampionëve është ndalur, por sipas tyre nga kjo kampanjë kanë mësuar shumë. Po ashtu, nga klubi suharekas kanë shkruar se e kuptojnë mërzinë e secilit qytetar të Kosovës dhe dëshirën e madhe për të ecur përpara, por kjo është hera e parë që klubi […]

Ballkani premton se rrugëtimin në Conference League do përpiqen ta bëjnë më të dinjitetshëm me rezultate të mira Foto: Ilustrim

Nga Ballkani kanë theksuar se rrugëtimi i tyre në Ligën e Kampionëve është ndalur, por sipas tyre nga kjo kampanjë kanë mësuar shumë.

Po ashtu, nga klubi suharekas kanë shkruar se e kuptojnë mërzinë e secilit qytetar të Kosovës dhe dëshirën e madhe për të ecur përpara, por kjo është hera e parë që klubi jonë del në garat Europiane prandaj ndoshta edhe nuk e kemi pasur përvojen e duhur.

“…me ç’rast ju premtojmë se rrugëtimin në Europa Conference League do të përpiqemi ta bëjmë sa më të dinjtetshëm duke arritur rezultate sa më të mira”, ka shkruar ndër tjerash Ballkani.

Postimi i plotë:

Të dashur tifozë,

Siç jeni njoftuar rrugëtimi i FC Ballkanit në Ligën e Kampionëve është ndalur në ndeshjen e kthimit në Lituani, mirëpo nga kjo kampanjë kemi mësuar shumë me ç’rast ju premtojmë se rrugëtimin në Europa Conference League do të përpiqemi ta bëjmë sa më të dinjtetshëm duke arritur rezultate sa më të mira.

E kuptojmë mërzinë e secilit qytetarë të Kosovës dhe dëshirën e madhe për të ecur përpara, por kjo është hera e parë që klubi jonë del në garat Europiane prandaj ndoshta edhe nuk e kemi pasur përvojen e duhur për të vazhduar tutje .

Ju falenderojmë për mesazhet e shumta dhe komentet inkurajuese.

Na priftë e mbara në Conference League!