FC Ballkani përballet nesër me Floriana në ndeshjen vendimtare të kthimit

30.07.2025

Ekipi nga Suhareka, FC Ballkani, do të luajë nesër mbrëma në ora 20:45 ndeshjen e kthimit ndaj skuadrës malteze Floriana, në kuadër të fazës çerekfinale të kualifikimeve.

Kjo ndeshje pritet të jetë vendimtare për vazhdimin e mëtejmë në garat evropiane te Conference League.

Ballkani vjen në këtë takim pas një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë, të zhvilluar më 24 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku triumfoi me rezultat 4-2. Ky avantazh u krijua falë një paraqitjeje të fuqishme nga skuadra e trajnerit të njohur Ilir Daja, duke i dhënë kështu një epërsi solide përballë takimit të kthimit në Malta.

Në rast të kualifikimit, FC Ballkani do të përballet me fituesin e çiftit Shamrock Rovers – St Josephs, ku irlandezët tashmë kanë siguruar një fitore bindëse 4-0.