FC Ballkani ndan rrugët me Mevlan Zekën

20.06.2022

Klubi nga suhareka dhe sulmuesi kanë arritur marrëveshje të dyanshme për shkëputjen e kontratës. Arsyeja e shkëputjes së kontratës ka ardhur pasi sulmuesit gjakovar nuk i ka mjaftuar minutazhi në fushën e lojës. Klubi i Ballkanit e ka respektuar vendimin e Mevlan Zekës dhe i ka uruar suksese në karrierë. Njoftimi i plotë i Ballkanit: […]

FC Ballkani ndan rrugët me Mevlan Zekën Foto: Ilustrim

Klubi nga suhareka dhe sulmuesi kanë arritur marrëveshje të dyanshme për shkëputjen e kontratës.

Arsyeja e shkëputjes së kontratës ka ardhur pasi sulmuesit gjakovar nuk i ka mjaftuar minutazhi në fushën e lojës.

Klubi i Ballkanit e ka respektuar vendimin e Mevlan Zekës dhe i ka uruar suksese në karrierë.

Njoftimi i plotë i Ballkanit:

Faleminderit MEVLAN ZEKA

Klubi ynë ju njofton se pas dy vitesh së bashku kemi shkëputur kontratën me sulmuesin nga Gjakova, Mevlan Zeken.

Kontrata u shkëput me marrëveshje të dyanshme, Zeka e kërkoi largimin nga klubi pasiqë nuk i mjaftonte minutazhi në lojë. Ne e respektuam vendimin e tij dhe i urojmë shumë suksese në karrierë!