Fati në anën e Ballkanit, barazon me Dukagjinin, por bëhet lider i Superligës

20.10.2021

Në kuadër të kësaj xhiroje, ndeshje interesante ishte edhe ajo në mes të Dukagjinit dhe Ballkanit. Skuadra nga Klina, Dukagjini dhe skuadra nga Suhareka, Ballkani i kanë ndarë pikët në këtë ndeshje, kështu duke u mbyllur ndeshja me rezultat 0-0. Dukagjini e ka filluar mirë takimin, pasiqë brenda 18 minutash lojë arriti që të rrezikojë […]

Fati në anën e Ballkanit, barazon me Dukagjinin, por bëhet lider i Superligës Foto: FC Ballkani / Facebook

Në kuadër të kësaj xhiroje, ndeshje interesante ishte edhe ajo në mes të Dukagjinit dhe Ballkanit.

Skuadra nga Klina, Dukagjini dhe skuadra nga Suhareka, Ballkani i kanë ndarë pikët në këtë ndeshje, kështu duke u mbyllur ndeshja me rezultat 0-0.

Dukagjini e ka filluar mirë takimin, pasiqë brenda 18 minutash lojë arriti që të rrezikojë me anë të Mërlakut, por kuadratin e portës nuk e shënjestroi goditja e tij e fuqishme.

Por, nuk munguan as rrezikimet nga ana e FC Ballkanit, ku Armend Thaqi, Korenica dhe Gripshi, tentuan por nuk ishin të saktë.

Po ashtu, edhe 45 minutat e dytë, u zhvillua lojë me ritëm të lartë, ku të dy skuadrat tentuan që të shënojnë për të kaluar në epërsi.

Ndonëse, Ballkani nuk arriti të shënoj fitore, klubi suharekas ka marrë kreun e tabelës së Superligës me 18 pikë, kjo falë ndeshjes që e humbi Drenica nga Gjilani, ndërsa KF Dukagjini renidtet në pozitën e dhjetë me 10 pikë.