Ermal Krasniqi i Ballkanit shpallet “Ylli i Javës” për xhiron e 11-të në Superligë

26.10.2021

“YLLI I JAVËS” për xhiron e 11-të në Superligë është shpallur futbollisti Ermal Krasniqi i FC Ballkani. 23-vjeçari i portokallezinjve nga Suhareka, Ermal Krasniqi, dha kontribut të madh në triumfin e skuadrës së tij ndaj kampionit në fuqi FC Prishtina, me një gol dhe një asistim. Për sulmuesin e Ballkanit, i cili po kalon formë […]

Ermal Krasniqi i Ballkanit shpallet “Ylli i Javës” për xhiron e 11-të në Superligë Foto: Ilustrim

“YLLI I JAVËS” për xhiron e 11-të në Superligë është shpallur futbollisti Ermal Krasniqi i FC Ballkani.

23-vjeçari i portokallezinjve nga Suhareka, Ermal Krasniqi, dha kontribut të madh në triumfin e skuadrës së tij ndaj kampionit në fuqi FC Prishtina, me një gol dhe një asistim.

Për sulmuesin e Ballkanit, i cili po kalon formë të jashtëzakonshme, kjo është hera e dytë që shpallet “Ylli i Javës” në këtë edicion, pasi këtë çmim e kishte fituar edhe në xhiron e dytë.