Eliminimi i Ballkanit nga Liga e Kampionëve, Begolli: Më befasoi Daja, nuk i kam kuptuar zgjedhjet e tij në 11-she

  • 19.07.2022
Eliminimi i Ballkanit nga Liga e Kampionëve, Begolli: Më befasoi Daja, nuk i kam kuptuar zgjedhjet e tij në 11-she

Ballkani u eliminua nga Zalgiris me rezultat të përgjithshëm 2-1 në kuadër të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Këtë eliminim të Ballkani e ka komentuar edhe trajneri i njohur kosovar, Granit Begolli.


Begolli ka theksuar se vendimet e trajnerit Ilir Daja e kanë befasuar atë, duke nisur nga rreshtimi dhe përzgjedhja në formacionin titullar.

Ai tha se te Ballkani në qendër të sulmit ishte një futbollist që ka qenë i huazuar te Malisheva. Futbollist që nuk e ka pasur në skuadër gjashtë muaj e ta vendosësh titullar në garat evropiane sipas tij këtu ka qenë rreziku i parë.

“Më befasoi trajneri Ilir Daja në të dyja ndeshjet e Ballkanit me rreshtimin që ka bërë e sidomos te vendosja e futbollistëve në fushë. Nuk e kam kuptuar zgjedhjen e tij pikërisht në ndeshjen e parë. Te Ballkani në qendër të sulmit kam parë një futbollist që ka qenë i huazuar të Malisheva.

Një futbollist që nuk e ke pasur në skuadër gjashtë muaj ta vendosësh titullar në garat evropiane edhe me i besu “çelsat” e sulmit, këtu ka qenë rreziku i parë”, tha Begolli në emisionin Ekipi A në ATV.

Ai ka thënë se zgjedhjet e tij nuk i ka kuptuar, edhe pse ka shtuar se te Ballkani pikë të fortë e ka parë pikërisht trajnerin Ilir Daja, kjo si shkak i eksperiencës që ka pasur në të kaluarën.

“Zgjedhjet e tij nuk i kam kuptu. Edhe pse unë pikë të fortë te Ballkani e kam parë pikërisht trajnerin Ilir Daja për shkak të eksperiencës që e ka pasur në të kaluarën”, shtoi ai.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë