Edinson Cavani transferohet në Premierligë

31.01.2020

Sot është dita e fundit e afatit kalimtar të janarit, me shumë skuadra që dëshirojnë ta shfrytëzojnë këtë ditë për të blerë ose shitur. Një çështje e pazgjidhur mbetet Edinson Cavani. Cavani thuhet që këtë ditë mund të kaloj në Premierligë, me Chelsean që janë vënë pas sulmuesit të PSG. ‘Daily Mail’ raporton se skuadra […]

Edinson Cavani transferohet në Premierligë Foto: Ilustrim

Sot është dita e fundit e afatit kalimtar të janarit, me shumë skuadra që dëshirojnë ta shfrytëzojnë këtë ditë për të blerë ose shitur.

Një çështje e pazgjidhur mbetet Edinson Cavani.

Cavani thuhet që këtë ditë mund të kaloj në Premierligë, me Chelsean që janë vënë pas sulmuesit të PSG.

‘Daily Mail’ raporton se skuadra e Frank Lampard është e interesuar të transferojë një sulmues, dhe uruguaiani po konsiderohet një alternativë.

Cavani gjatë gjithë afatit kalimtar është kërkuar nga Atletico Madrid, që nuk po arrin të gjejë një marrëveshje me kampionët e Francës, raporton insporti.com

Manchester United gjithashtu kanë qenë të lidhur me një transferim të Cavanit.