Drita mposht Feronikelin në ‘Rexhep Rexhepi’, rikthehet në krye

07.03.2021

Drita ka arritur që të marr tri pikë tejet të rëndësishme në garën për titull të kampionit, duke mundur në udhëtim Feronikelin, me rezultat 0-1. Nikli dhe kampionët në fuqi, u ballafaquan në ‘Rexhep Rexhepi’ në derbin e javës së 23-të të elitës së futbollit tonë. Përballja mes këtyre dy skuadrave, ka dhënë një lojë […]

Drita mposht Feronikelin në ‘Rexhep Rexhepi’, rikthehet në krye Foto: Ilustrim

Drita ka arritur që të marr tri pikë tejet të rëndësishme në garën për titull të kampionit, duke mundur në udhëtim Feronikelin, me rezultat 0-1.

Nikli dhe kampionët në fuqi, u ballafaquan në ‘Rexhep Rexhepi’ në derbin e javës së 23-të të elitës së futbollit tonë.

Përballja mes këtyre dy skuadrave, ka dhënë një lojë të kënaqshme, me iniciativën e lehtë të skuadrës nga Drenasi, por ishin mysafirët që në lojën shtesë (94’), përmes Festim Alidemës morën tri pikë të arta nga ky udhëtim i vështirë.

Pas kësaj fitore, Drita rikthehet në krye të tabelës, me 50 pikë të tubuara, dy më shumë së Ballkani, kurse, Feronikeli zë vendin e gjashtë me 27 pikë.