Drejtori sportiv i PSG për Neymar dhe Mbappe: “Nuk përgjërohemi, nëse të pëlqen qëndron”

19.01.2021

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo në një intervistë për France Football, ka folur sot për rinovimin e kontratave të dy prej yjeve të skuadrës, Neymar dhe Mbappe.  Ai është treguar optimist për të ardhmen e dy lojtarëve, kontrata e të cilëve mbyllet në Qershor të 2022-it. Megjithatë Leonardo ka qenë i qartë në fjalën e […]

Drejtori sportiv i PSG për Neymar dhe Mbappe: “Nuk përgjërohemi, nëse të pëlqen qëndron” Foto: Neymar JR dhe Kylian Mbappe

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo në një intervistë për France Football, ka folur sot për rinovimin e kontratave të dy prej yjeve të skuadrës, Neymar dhe Mbappe.

 Ai është treguar optimist për të ardhmen e dy lojtarëve, kontrata e të cilëve mbyllet në Qershor të 2022-it.

Megjithatë Leonardo ka qenë i qartë në fjalën e tij kur ka thënë që nuk mjafton vetëm dëshira e drejtuesve të klubit, por duhet dëshirë dhe vullnet edhe nga lojtarët në projektin për të ardhmen e skuadrës.

“Uroj të jenë të bindur që janë në një skuadër të mirë për lojtarë më nivel të lartë dhe ambiciozë. Mjafton vetëm gjetja e një marrëveshjeje mes dëshirave dhe kërkesave të tyre me pritshmëritë tona. Nuk do të përgjërohemi. Nëse të pëlqen qëndron”.

Ai ka pranuar që është në kontakt me lojtarët rreth kësaj teme dhe se ka ndjesi të mira për rinovimet.