Di Maria e fton sërish Messin te PSG-ja: Është nga tjetër planet, do ishte mrekulli

05.04.2021

Performanca e mirë e Lionel Messit në Barcelonë, ka bërë që shumë klube të interesohen për blerjen e tij. Po ashtu edhe Angel Di Maria ka ftuar sërish Lionel Messin që t’i bashkohet Paris Saint-Germain. Përkundër që Messi thuhej se kishte vendosur që të transferohet te klubi francez para se Joan Laporta të zgjidhej president, […]

Di Maria e fton sërish Messin te PSG-ja: Është nga tjetër planet, do ishte mrekulli Foto: Ilustrim

Performanca e mirë e Lionel Messit në Barcelonë, ka bërë që shumë klube të interesohen për blerjen e tij.

Po ashtu edhe Angel Di Maria ka ftuar sërish Lionel Messin që t’i bashkohet Paris Saint-Germain.

Përkundër që Messi thuhej se kishte vendosur që të transferohet te klubi francez para se Joan Laporta të zgjidhej president, por pastaj gjërat kishin ndryshuar dhe se argjentinasi kishte vendosur që të mbetet në klubin aktual.

Sidoqoftë, PSG-ja vazhdon të jetë e interesuar, derisa Di Maria e ka ftuar sërish yllin argjentinas te “Parisienët”.

“Gjatë karrierës sime, nga gjithçka që kam parë mendoj se Leo është nga tjetër planet”.

“Ta kem atë si bashkëlojtar do ishte e mrekullueshme”, tha ai.