Derbi Prishtina-Ballkani do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti”

18.02.2022

Ndeshja Prishtina – Ballkani do të zhvillohet në orën 13:30. Prishtina as duelin ndaj Ballkanit, sikurse atë ndaj Drenicës në Kupën e Kosovës, nuk do ta zhvillojë në folenë e saj, në stadiumin “Fadil Vokrri”, për shkak të punimeve që janë duke u kryer në tapetin e gjelbër. Prishtina para këtij dueli “stacionohet” në pozitën […]

Derbi Prishtina-Ballkani do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” Foto: Ilustrim

Ndeshja Prishtina – Ballkani do të zhvillohet në orën 13:30.

Prishtina as duelin ndaj Ballkanit, sikurse atë ndaj Drenicës në Kupën e Kosovës, nuk do ta zhvillojë në folenë e saj, në stadiumin “Fadil Vokrri”, për shkak të punimeve që janë duke u kryer në tapetin e gjelbër.

Prishtina para këtij dueli “stacionohet” në pozitën e pestë me 24 pikë të mbledhura, derisa Ballkani ndodhet në vendin e dytë, me 36 pikë.