Daku i lumtur për arritjen e suksesit këtë edicion, falendëron edhe tifozët për besimin ndaj tij!
Mirlind Daku, është shpallur sportisti më i mirë i vitit në Komunën e Gjilanit. Ish-sulmuesi i Ballkanit kishte shkëlqyer në edicionin që lamë pas me suharekasit, duke thyer edhe një rekord në futbollin kosovar. Futbollisti gjilanas realizoi plotë 31 gola duke u bërë lojtari i parë që arrin këtë kuotë në histori të futbollit kosovar […]
Mirlind Daku, është shpallur sportisti më i mirë i vitit në Komunën e Gjilanit. Ish-sulmuesi i Ballkanit kishte shkëlqyer në edicionin që lamë pas me suharekasit, duke thyer edhe një rekord në futbollin kosovar.
Futbollisti gjilanas realizoi plotë 31 gola duke u bërë lojtari i parë që arrin këtë kuotë në histori të futbollit kosovar brenda një edicioni.
E kjo u bë shkak që Mirlind Daku, të fitojë mirënjohje nga Komuna e Gjilanit, e cila e nderoi atë me një mirënjohje.
Pas këtij çmimi të fituar sulmuesi gjilanas, është shprehur i nderuar dhe i lumtur për këtë arritje suksese dhe ka falendëruar të gjithë ata që e kanë votuar.

“I lumtur me arritjen e radhës, sportisti i vitit 2021 në komunën e Gjilanit. Faleminderit të gjithë atyre që më kanë votuar dhe faleminderit të gjithë atyre që kanë besu. Faleminderit gjithashtu kryetarit, Lutfi Haziri për përkrahjen e vazhdueshme. Ky është vetëm fillimi“, ka shkruar Daku në Facebook.
23-vjeçari ka qenë i huazuar për një vit te “portokallezinjtë” e Suharekës, ndërsa tani ai do të ritkehet sërish te Osijeku në Kroaci.
Daku, gjithashtu ka qenë i grumbulluar me Kosovën për ndeshjet miqësore të muajit qershor.