Daku i Ballkanit shprehet i gatshëm për fillimin e sezonit, falenderon zotin për gjithçka

08.02.2021

Tashmë klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani ka bërë përgatitjet për stinorin pranveror e për Kupën e Kosovës. Nesër do të zhvillohet ndeshja në mes të Llapit dhe Ballkanit në kuadër të Kupës së Kosovës. Ylli i FC Ballkanit, Mirlind Daku është shprehur i gatshëm për fillimin e sezonit. Daku po synon që ta përsërisë formën […]

Daku i Ballkanit shprehet i gatshëm për fillimin e sezonit, falenderon zotin për gjithçka Foto: Ilustrim

Tashmë klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani ka bërë përgatitjet për stinorin pranveror e për Kupën e Kosovës.

Nesër do të zhvillohet ndeshja në mes të Llapit dhe Ballkanit në kuadër të Kupës së Kosovës.

Ylli i FC Ballkanit, Mirlind Daku është shprehur i gatshëm për fillimin e sezonit.

Daku po synon që ta përsërisë formën e tij të jashtëzakonshme të vjeshtës edhe në stinorin pranveror.

Klubi suharekas ka shpresë të madhe tek sulmuesi gjilanas, Mirlind Daku i cili gjatë stinorit vjeshtor ka realizuar përplotë 21 gola në gjithsej 18 takime.

Daku përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur i gatshëm për stinorin e ri.

Ai ka shkruar: “Falenderues ndaj Allahut për çdo gjë që më ka dhënë, gati për sezonin e ri”.