Daja për triumfin e Ballkanit ndaj Prishtinës: Fitoi futbolli, djemtë merituan fitoren sepse u angazhuan
Kampioni në fuqi, Ballkani ka shënuar fitore në derbin e javës së pestë në Superligën e Kosovës në futboll. Portokallezinjtë, të dielën mbrëma në “Fadil Vokrri”, fituan si mysafirë ndaj Prishtinës, me rezultat 1:0. Golin e shënoi Albion Rrahmani në minutat shtesë të pjesës së parë, me gjuajtje me kokë pas harkimit të Armend Thaçit….
Kampioni në fuqi, Ballkani ka shënuar fitore në derbin e javës së pestë në Superligën e Kosovës në futboll. Portokallezinjtë, të dielën mbrëma në “Fadil Vokrri”, fituan si mysafirë ndaj Prishtinës, me rezultat 1:0.
Golin e shënoi Albion Rrahmani në minutat shtesë të pjesës së parë, me gjuajtje me kokë pas harkimit të Armend Thaçit.
Pas ndeshjes, trajneri i skuadrës së Ballkanit, Ilir Daja, tha se pritej një ndeshje e vështirë sonte, por që skuadra e tij e meritoi fitoren.
Po ashtu, ai ka shtuar se kjo fitore nuk është vetëm e skuadrës së tij, por e gjithë futbollit kosovar.
“Pritej një ndeshje e vështirë sepse u takuan dy ekipe të rëndësishme, Ballkani, që po përfaqëson Kosovën me sukses në arenën ndërkombëtare dhe Prishtina me traditë. Sonte nuk kishte humbje, në fund fitoi futbolli. Djemtë e merituan fitoren sepse u angazhuan.
Kjo fitore shkon për ekipin. Djemtë kanë një karakter te jashtëzakonshëm. Jam i kënaqur që drejtoj një grup të tillë”, u shpreh Daja.