Challandes: Lojtarët duhet ta ndjekin shembullin e Ramos-it te Spanja

28.05.2021

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e radhës miqësore më 1 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë nga ora 18:00, ku do të ballafaqohet me San Marinon. Në prag të kësaj sfide, trajneri Bernard Challandes ka folur në një konferencë për media, ku ka folur për prurjet e reja në ekip për të […]

Challandes: Lojtarët duhet ta ndjekin shembullin e Ramos-it te Spanja Foto: Ilustrim

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e radhës miqësore më 1 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë nga ora 18:00, ku do të ballafaqohet me San Marinon.

Në prag të kësaj sfide, trajneri Bernard Challandes ka folur në një konferencë për media, ku ka folur për prurjet e reja në ekip për të cilët ka thënë se e kanë rastin shumë të mirë për të treguar veten për atë se çfarë mund t’i ofrojnë Kombëtares së Kosovës.

“Benzema ka pasur problem për një kohë të gjatë më Deschamps që nënkupton që kjo është mënyra se si funksionojnë ekipet sportive dhe ne mund të kemi probleme në ndonjë rast, me ndonjë prej futbollistëve po mendoj që duhet të adoptohemi dhe të funksionojmë në këtë formë sepse kështu funksionojnë ekipet sportive, kështu është jeta e një ekipi sportiv.

Po kemi pasur një problem me Paqaradën mirëpo nuk do të thotë që nuk duhet të vazhdojmë përpara. Nuk e kam shumë qartë se çfarë nënkuptohet me kontroll, në çfarë forme duhet të kemi kontroll mbi ekipin. Por, ajo që e thashë edhe më herët që brenda një ekipi sportiv mund të ketë probleme, ndonjëherë lojtarët janë të pakënaqur me mua, ndonjëherë unë jam i pakënaqur me lojtarët por duhet të shkojmë përpara dhe të funksionojmë në këtë formë…Mos të harrojmë rastin e Sergio Ramos, një lojtarë legjendar që tashmë nuk është pjesë e ekipit kombëtarë për kampionatin evropian. Një lojtarë që ka pranuar çdo rol te Spanja.

Ka qenë në bankë në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë dhe ka luajtur tetë minuta kundër Kosovës. Dhe nëse një lojtar i kalibrit të Sergio Ramos është në gjendje për të pranuar të gjitha vendimet dhe të jetë prapë i gatshëm për ekipin kombëtar, mendoj që të gjithë lojtarët tjerë në botë, përfshirë edhe ata të ekipit tonë duhet ta kenë të qartë që ai është roli i tyre”, theksoi Challandes.

Challandes komentoi edhe largimin nga kombëtarja të Anel Rashkajt dhe të Atdhe Nuhiut për të cilit tha se ka një falënderim shumë të madh për punën që ata kanë bërë për Kombëtaren e Kosovës.

Challandes: Një falënderim të madh për Rashkajn dhe Nuhiun për kontributin e dhënë për Kombëtaren e Kosovës

“Absolutisht që po. Mund të them një falënderim për të dy lojtarët që kanë pranuar dhe kanë luajtur me zemër për ekipin kombëtarë por po ashtu kjo është një prej mënyrave se si rrugëton një ekip dhe kjo është mënyra se si duhet të mësohemi që me kohë disa lojtarë duhet të pensionohen dhe duhet të largohen nga ekipi kombëtar”, tha Challandes.