Caktohet data për tërheqjen e shortit të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës

19.03.2021

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë ka marrë vendim që shorti për Kupën e Kosovës të mbahet me 23 mars në orën 12:00 në stadiumin Fadil Vokrri. Komisioni morri vendim është për ndeshjen e javës së 26-të në Superligë ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit, e cila do të zhvillohet më 30 mars në […]

Caktohet data për tërheqjen e shortit të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës Foto: Ilustrim

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë ka marrë vendim që shorti për Kupën e Kosovës të mbahet me 23 mars në orën 12:00 në stadiumin Fadil Vokrri.

Komisioni morri vendim është për ndeshjen e javës së 26-të në Superligë ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit, e cila do të zhvillohet më 30 mars në orën 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Edhe kartoni i verdhë që morri Dreni Kryeziu u rishqyrtua shkaku i gabimit teknik, dhe tani Debatik Sertolli merr kartonin e verdhë.

Më poshtë deklarata e plotë të Komisionit të Garave.

V E N D I M E:

1.Regjistrohen ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës për edicionin 2020/2021, me rezultatet e arritura në fushë.

2.Ndeshja e javës së 26-të në Superligë, Prishtina – Gjilani, do të zhvillohet më 30 mars në orën 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

3.Tërheqja e shortit për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës do të tërhiqet të martën më 23 mars, në orën 12:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

4.Komisioni ka shqyrtuar kërkesën e KF “Malisheva“ lidhur me ndëshkimin me karton të verdhë, i cili në protokollin zyrtar  është regjistruar gabimisht  në ndeshjen e javës  së 17-të të Ligës së Parë, Grupi A, Malisheva- Drenasi dhe me këtë rast bazuar në aktet normative të FFK-së si dhe materialeve të siguruara nga zyrtarët e ndeshjes (gjyqtari kryesor dhe kontrollori) si dhe xhirimet televizive, Komisioni i Garave evidentoi lëshimin teknik. Në minutën e 90-të futbollisti me nr fanelle 4 me nr ID 001838M96, Debatik Sertolli i KF “Malisheva” ndëshkohet me karton të verdhë, ndërsa në protokollin zyrtar kartoni i verdhë i është regjistruar futbollistit me nr fanelle 5 me nr ID 000607M96, Dreni Kryeziu i KF “Malisheva“. Komisioni vendosi që të përmirësohet gabimi teknik dhe kartoni i verdhë i regjistrohet  futbollistit me nr fanelle 4, me nr ID 001838M96, Debatik Sertolli i KF “Malisheva”.

Këshilla juridike:
Komisioni Disiplinor i FFK-së/Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Prishtinë 19.03.2021